Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Brahim Sedolli, ka probleme shëndetësore dhe duhet të mjekohet jashtë vendit.

Sedolli tha për Klankosova.tv se atij i është shpërthyer një nerv i cili e furnizon trurin. Ai theksoi se shuma e trajtimit që duhet sillet nga 24 mijë e deri në 27 mijë euro, andaj për mbuluar këtë shumë ka nevojë për ndihmën tuaj.

Brahim Sedolli, i cili që nga 99-ta i shërben qytetarëve si polic tha se ka aplikuar për ndihmë edhe në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, por është refuzuar.

“Për ndihmë kam aplikuar edhe në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, por jam refuzuar me arsyetimin se sëmundja ime nuk gjendet në listën e sëmundjeve që duhet të trajtohen jashtë vendit” – tha ai.

Raiffeisen Bank: 1502040000082524,  Ose për informata më të hollësishme mund të kontaktojnë: 044 218 379.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here