Mbrëmë ushtria austriake ka bërë evakuimin nga Kosova të një ushtari të prekur nga COVID-19.
Sipas mediave austriake, ai është dërguar në Austri me një aeroplan “C-130 Hercules” nga Prishtina, për trajtim urgjent të mëtejshëm. Një ekip i emergjencës së kujdesit intensiv ishte poashtu në bord ndërkohë që vendosja e një dhome të veçantë në aeroplan mundësoi kujdesin intensiv mjekësor në ajër.
“Ministrja e Mbrojtjes, Klaudia Tanner, vlerësoi operacionin e shpëtimit dhe i uroi personit në fjalë një shërim të shpejtë. “Është ndjenjë e mirë të dimë se ne jemi në gjendje të sjellim njerëz në Austri që nuk mund të marrin kujdesin e duhur mjekësor gjatë një dislokimi jashtë vendit”, citohet të ketë thënë ajo. Pas gjendjes së rënduar në të cilën ishte pacienti tashmë është bërë e ditur se ai ndodhet për trajtim të mëtejshëm në spitalin e Linzit në Austri.