Në kuadër të parapërgatitjeve të Kompanisë 2A, për pjesëmarrje në UF “Defender Europe 23” i cili do të mbahet në Krivollak të Maqedonisë së Veriut, kompania 2A e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore, ka realizuar Ushtrimin Fushorë “Steel Alfa 02” në Poligonin Taktik në Babaj të Bokës.

Gjatë këtij ushtrimi fushorë K2A e R2K-së ka bërë validimin e skuadrave në drillet e betejës, performanca e pjesëtarëve të kompanisë ka qenë në nivelin më të lartë, duke i kaluar të gjitha disiplinat e vlerësimit në ekzekutimin e drilleve të betejës me municion luftarak.

Forca e Sigurisë së Kosovës po ngritë kapacitetet e saj profesionale, me standardet më të larta të ushtrive të NATO-së. me qëllim të ndërveprueshmërisë me partnerët tanë ku do që kërkohet në të mirë të paqes dhe sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here