Qytetarët janë duke u përballur me çmime jashtëzakonisht të larta të produkteve ushqimore.

Përpos rritjes së çmimit të faturës së energjisë elektrike si dhe rritjes së çmimeve në derivate, kosovarëve po u del problem edhe më tepër me produktet ushqimore.

Një shishe vaj tashmë ka arritur në çmimin 3 euro e 45 cent. Shqetësuese e padyshim e papërballueshme është kjo situatë e krijuar për qytetarët duke pas parasysh standardin jetësor të cilin e ka. Madje kryeministri Albin Kurti dje është munduar të arsyetohet për këto çmime duke përmendur luftën në Ukrainë.

Por shumë prej marketeve të cilat po rrisin çmimet vazhdojnë të marrin produktet me çmimet që merrnin më herët, por kanë rritur çmimin në shitje.

Kësisoj 3 euro e 45 cent për një shishe vaj për secilin qytetar në Kosovë është jashtëzakonisht e papërballueshme. Vaji si mielli, kripa e disa produkte të tjera esenciale janë duke u shitur në çmime jashtëzakonisht të larta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here