Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan të shtunën në Las Vegas, larg vëmendjes së kamerave dhe mediave.

Por pos këtij informacioni për adhuruesit e çiftit nuk ishin bërë të ditura deri tani detaje tjera nga dasma. Lopez pati të veshur dy fustane, njëri nga ata ishte i stilit modern dhe tjetri klasik.

“Unë e kam pasur këtë fustan për kaq shumë vite, e ruaja dhe tani po e vesh në ditën time të dasmës”, tha Lopez në një video që është shpërndarë të dielën në buletinin e saj On the JLo.

Stilisti i saj i flokëve Chris Appleton gjithashtu ka publikuar një video të këngëtares me mbishkrimin.

 

“Ndjenjat e minutës së fundit para dasmës”,ka thënë Appleton, shkruan People. Affleck pati të veshur një kostum ngjyrë bezhë dhe këmishë të bardhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here