Kur kanë ngelur më pak se një javë nga data e përcaktuar për votimin e projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), SHBA-ja i ka dhuruar shtetit tonë, automjete ushtarake “Humvee” .
Mjetet ushtarake amerikane kanë arritur sot në Kosovë, ndërkaq pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Për formimin e ushtrisë, Kosova mori mbështetje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasadori amerikan në Kosovë, , ka thënë se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mese e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.
Aj rithekson se Kosova vazhdon të mbetet lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane.Kryeministri i Kosovës, ditë më parë ka deklaruar se do të aplikonte për anëtarësim në NATO.