Ukraina pret që sot të marrë ndihmë ushtarake.

Deklarata përkatëse u bë nga zëvendëskryeministrja ukrainase, ministrja e përkohshme e Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara, Iryna Vereshchuk në kanalin televiziv Rada.

“Sot po punojmë për mbështetjen dhe ndihmën ndërkombëtare. Sot do të marrim asistencë, sisteme të mbrojtjes kundërajrore që na duhen shumë. Sot në Ukrainë do të mbërrijnë edhe sisteme të tjera të mbrojtjes ushtarake. Trupat tona do të sigurohen mirë”, tha Vereshchuk, shkruan agjencia e lajmeve nacionale ukrainase, Ukrinform, transmeton lajmi.net.

Vereshchuk vuri në dukje se ushtria e Ukrainës po mban pozicione dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos lexojnë lajme të rreme nga Federata Ruse për dikë që dezerton te armiku. “Kjo nuk po ndodh,” theksoi Vereshchuk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here