Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka telefonuar komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari, për ta pyetur në lidhje për situatën në Kosovë.

Telefonata vjen pas tensioneve që u ngritën në veri të vendit, për reciprocitetin që vendosi qeveria e Kosovës ndaj Serbisë për letërnjoftimet dhe targat.“Bisedova me komandantin e NATO-s, Ferenc Kajari për situatën në Kosovë”, ka shkruar Geoana në Twitter.

“KFOR-i po monitoron nga afër dhe mbetet i përgatitur për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës, bazuar në mandatin e OKB-së”, shtoi ai.Geoana përsëriti qëndrimin e KFOR-it për intervenim nëse rrezikohet stabiliteti i Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here