Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë, dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Të dielën, rrugët janë bllokuar edhe në pjesë të tjera në veri të Kosovës.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR), ka thënë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë se është duke monitoruar situatën dhe më vonë do të dalë me një reagim për media.“Tani për tani ne jemi duke e monitoruar situatën, pra jemi duke mbledhur informacione”, është thënë në përgjigjen e KFOR-it për REL-in.

Policia ka thënë se ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe disa prej tyre kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por nuk ka të plagosur.

Policia ka thënë se ka pranuar informacione edhe për disa raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë “duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here