Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Kosova është e sigurt dhe se nuk bie pre e kërcënimeve apo shantazheve. Ai ka thënë se Serbia ka për qëllimin destabilizimin jo vetëm të Kosovës por edhe rajonit por sipas tij institucionet e Kosovës e kanë situatën e sigurisë nën kontroll. Në një konferencë për media, Mehaj ka folur për punën një vjeçare të masonerisë që ai drejton dhe ka theksuar se po punojnë për anëtarësimin e vendit në NATO por për këtë ka theksuar nevojën e mbështetjes nga shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë janë në bashkëpunim të mirëfilltë me KFOR-in.

“Kosova i ka institucionet e veta të sigurisë, ne i përcjellim ngjarjet jo vetëm në rajon por edhe jashtë rajonit, gjeopolitikisht situata ka ndryshuar shumë në vende. Ne nuk bimë pre e fjalëve, kërcënimeve, shantazheve të rreme siç ka bërë Serbia në tërë këto vite, ne e mbajmë atë gjakftohtësinë, Kosova është e sigurt, i ka institucionet e sigurisë, ne jemi bashkëpunim të mirëfilltë me KFOR-in, kështu siç thoshte një plak, merru me atë që e dimë e njerëzit të flasin çka të dojnë”, ka thënë Mehaj.

Ai ka thënë se institucionet e sigurisë janë në vazhdimësi në dijeni për zhvillimet dhe se të njëjtat e kanë situatën nën kontroll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here