Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë Gordan Grliq Radman po mban një konferencë për media lidhur me ndalimin që iu bë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që të hyjë në Kroaci.

Grliq Radman tha se kanë marrë vesh në rrugë jozyrtari se Vuçiq e kishte ndërmend ta vizitonte Jasenovacin dhe Pakracin.

“Është e pazakontë që ne të mësojmë për këtë në mënyrë jozyrtare”, tha ai.

“Kujtojmë se me rastin e çdo vizite të zyrtarëve të huaj, koha, rasti dhe plani i vizitës duhet të jetë pjesë e marrëveshjes mes dy palëve. Kroacia nuk është e informuar, kjo është e papranueshme për Kroacinë dhe e konsiderojmë të keqe. Ne mendojmë se kjo nuk është e sinqertë, se kjo nuk tregon respekt”, shtoi Radman.

Ai tha se “Serbia nuk është përballur me të kaluarën”, duke përmendur çështjen e personave të zhdukur që Kroacia i kërkon ende, përcjell Gazeta Express.

“Kur bëhet fjalë për përfshirjen e pakicave dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, kush mund të jetë shembull më i mirë sesa Kroacia. Minoriteti serb ka tre vende të garantuara në parlament, SDSS merr pjesë në qeveri, përfaqësuesi i minoritetit serb është zëvendëskryeministër”, tha ai.

“Zotëri, ky nuk është një udhëtim për në det. Presidenti i vendit është një person i mbrojtur, një vizitë e tillë kërkon përfshirjen e autoriteteve kroate. Ne gjithmonë njoftojmë ardhjen tonë, që mungonte këtu. Nuk mund ta kaloni kufiri ashtu”, shtoi kryediplomati kroat.

Grliq Radman tha se “ne e konsiderojmë këtë provokim”.

Vuçiq kishte planifikuar që sot ta vizitonte privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate nuk e lejuan të hynte.

Qeveria kroate tha se presidenti serb planifikonte të krijonte kaos në Koraci.

Pa njoftim zyrtar të autoriteteve kroate, pa koordinim me ambasadën, Vuçiq kishte dashur ta kalonte kufirin nga Bosnjë e Hercegovina, përkatësisht entiteti i saj Republika Srpska dhe të mbërrinte në Jasenovac rreth orës 11:00 dhe më pas në Pakrac rreth orës 14:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here