Liderët e tri shteteve evropiane, do të udhëtojnë sot në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky si dhe kryeministrin ukrainas, Denis Shmyhal.
Në një deklaratë për media, zyra e kryeministrit polak tha se kryeministri, Mateusz Moraëiecki, zv/kryeministri Jaroslaë Kaczynski, kryeministri çek, Petr Fiala dhe kryeministri slloven Janez Jansha do të vizitojnë kryeqytetin e Ukrainës si dhe përfaqësuesit e Këshillit Evropian, transmeton lajmi.net.
“Vizita është organizuar në konsultim me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Mishel dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen”.
“Qëllimi i vizitës është të konfirmojë mbështetjen e qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetje për Ukrainën dhe ukrainasit”.