Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sërish në lidhje me grevën në arsim.

Haradinaj tha se në këtë çështje s’bëhet fjalë për synim për triumfalizëm.

“Me datën 1 shtator në mbrëmje e kemi takuar kryetarin e BSPK-së, unë me ministrin e Financave dhe ua kemi ofruar triumfin ta publikojmë bashkë pakon e përballjes me inflacion.Unë kam dashur që të bëhen pjesë e fitores.Është rezultat e trysnisë së tyre, e kanë pëlqyer por prapë nuk e kanë pranuar.Pasi kanë dalë nga takimi nuk e di me kënd janë takuar. U ka pëlqyer pako, por nuk e di më pas.Deputeti Krasniqi tha se ky është një problem specifik, nuk është problem specifik prandaj s’mund të trajtojë në mënyrë specifike.Kam takuar shumë herë BSPK-në, SBASHK dhe Këshillin Grevist e ata thoshin se janë rritur çmimet, por ato s’janë rritur specifikisht për mësuesit e arsimtarët.

Nëse në markete do të shkruante “çmimet e rritura vlejnë për mësuesit, do të ishte problem specifik”.

Arsyeshmëria e mësuesve dhe arsimtarëve, SBASHK, e Këshillit Grevist ishte se cmimet janë rritur, e ato janë rritur për gjithë e për atë kemi pakon e përballjes me inflacion”,tha Haradinaj.

Kurti tha se ata janë kategori e veçantë, por problemi nuk është specifik.

“Tash është koha që sa më shumë të gjithë ju, të merrni pjesë në diskutime publike për projektligjin për paga, sepse e tillë është faza.Ky projektligj ka dalë nga zyrat e qeverisë dhe ndodhet tek qytetarët, është shumë e rëndësishme të jepni sa më shumë komente e të diskutohet në hollësi.Ne e kemi sjellë projektligjin për paga por më duhet ta bëjë një vërejtje. Secili prej neve ka garuar me platforma elektorale, ne e kemi pasur punësim dhe drejtësi nuk e kemi pasur rritjen e pagave”,shtoi ai.

Kurti theksoi se pagat do të rriten, por s’ka qenë zotim rritja e pagave, pra jo i yni.

“E ky është dallim i madh, mua duhet të më matni karshi zotimeve që kam bërë, e jo të opozitës. Le të flasim për sundimin e ligjit, për drejtësi, sa kemi arritur të bëjmë punësim e në çfarë procese ndodhemi ashtu mund të matet qeverisja jonë, e jo me rritje të pagave. E megjithatë pagat do të rriten. Sa për sqarim është e vërtetë se ministri Murati i ndërhy në fjalë deputetit Haradinaj, mirëpo ai nuk e ka fyer.Në momentin kur Haradinaj tha nga viti 2018 nuk janë rritur pagat, ministri Murati tha sa janë rritur pagat. Pra pagat janë rritur 4% apo 14 euro. Pra dëshiron ndonjë sqarim shtesë. E kuptoj se s’mund të ndërhyjmë por duhet të pranojmë se ndërhyrja është dukuri në Kuvend, e jo përjashtim. Unë nuk flas për kurrfarë armiq të brendshëm”,tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here