Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shpeshtuar deklaratat e tij për “veteranët e rrejshëm”.

Në dy debatet e fundit, Kurti e përmendi këtë çështje, duke cituar madje edhe një numër të veteranëve të vërtetë që ai mendon se kanë qenë.

“Kur je veteran, ti merr pension. Qysh veteranët me marrë pagë minimale? Ata meritojnë shumë më shumë se pagën minimale. Por, duhet t’i bëjmë evidencat e sakta. Nuk janë 60 mijë veteranë. Nëse dikush dëshiron ta gënjejë vetën nuk mund të më gënjejë mua. Janë maksimalisht 20 mijë”, tha Kurti mbrëmë.

E në RTK para dy ditësh, Kurti madje paralajmëroi edhe ri-verifikim të listave të veteranëve. I pari i Qeverisë tha se mund të kenë qenë 60 mijë pjesëmarrës, por jo veteranë. “Nuk ka teori të jenë mbi 20 mijë veteranë të luftës, mund të kenë qenë pjesëmarrës në luftë. Pjesëmarrës ndoshta janë 60 mijë, ndoshta janë edhe më shumë se 60 mijë, por veteranë nuk mund të jenë 60 mijë”, ka thënë Kurti.

Mirëpo, vet kryeministri Kurti e ka statustin e veteranit, ani pse ai nuk kishte qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në luftë. Ne kemi gjetur se Albin Kurti është në listën e veteranëve të UÇK-së.

Statusi atij i është njohur më 2015 nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovëës. Kurti aso kohe ishte renditur i 19-ti në Listën prej 269 personave që iu kishte njohur ky status.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here