Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kongresistin Bill Keating, i cili është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan dhe i Komitetit për Shërbimin e Armatosur.

Në takim, i pari i qeverisë tha se rritja e përkrahjes dhe e buxhetit për FSK-në është ndër prioritetet e qeverisë, teksa shtoi se përkrahja për Forcën e Sigurisë së Kosovës është e domosdoshme në mënyrë që vendi të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s.

“Vitin e kaluar kishim 330 ushtarë të ushtrisë sonë që morën pjesë në Defender Europe 21, që ishte ndërmarrja më e madhe ushtarake e NATO-s në Evropë, ndërsa FSK-ja u bë pjesë e misionit paqeruajtës të ushtrisë amerikane në Kuvajt”, është shprehur Kurti, thuhet në komunikatën e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, thuhet se Kurti ka vlerësuar kontributin e madh që ShBA-të kanë dhënë për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së teksa shprehu përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik dhe të bashkëpunimit me ShBA-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here