Kush ishin kundër-kandidatët e presidentëve ndër vite të Kosovës?

Pothuajse të gjithë kandidatët për president nga paslufta, kanë pasur kundër-kandidatë.

Ibrahim Rugova në vitin 2002, përballë tij në këtë garë e kishte Ramë Bujen e Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Klan Kosova. E megjithëse ky nuk mundi të fitojë, tash pas shumë vitesh kujton se disa anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës i kanë thënë se ia kanë pasur frikën se mund të ishte kandidat i fortë kundër Rugovës.

Por ndryshe u veprua për Atifete Jahjagën përballë së cilës doli Suzanë Novobërdaliu, të cilën e mundi Jahjaga e u bë gruaja e parë presidente e Kosovës. Në vitin 2016 PDK pati dy kandidatë, Hashim Thaçin dhe Rafet Ramën. I pari i mori votat për t’u bërë shef shteti. Tani këtë post e synon Vjosa Osmani, për të cilën deri tash partitë nuk kanë bërë publike nëse kanë kundër-kandidatë. Ndërkaq, Ramush Haradinaj që pretendonte të bëhej president, u tërhoq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *