Skuadra e Betisit ka fituar ndeshjen ndaj Mallorcas me rezultatin 2:1.

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi luajti në këtë përballje për 90 minuta, ku edhe gjeti golin e vetëm për skuadrën e tij,  Muriqi tashmë është bërë titullar i padiskutueshëm tek klubi spanjoll, por edhe lojtar deçiziv për një kohë shumë të shkurtër.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës në tri ndeshjet e luajtura deri më tani me klubin e ri, Mallorca – ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë.  Kujtojmë se Muriqi u huazua tek Mallorca në fund të merkatos së janarit, duke u larguar nga Lazio, ku nuk kishte fare minutazh.

Pak minuta më parë, faqja zyrtare e La Ligas në Twitter ka publikuar dy fotografi të Muriqit, duke shkruar: “Muriqi në La Liga… 3 ndeshje, 2 gola, 1 asist. Çfarë transferimi, Mallorca”, shkruan La Liga.

Ja postimi:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here