Lajmërohet ‘Cima’ nga QKUK: Gjendja ime e rëndë por stabile

Humoristi kosovar, Rasim Thaçi-Cima, ka disa ditë prej që është infektuar me koronavirus, ndërsa po qëndron në QKUK, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë.

Ai ka bërë të ditur se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë por stabile. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale Cima ka bërë të ditur se nuk ndihet edhe aq mirë teksa falënderon stafin mjekësor për kujdesin dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar që të kujdeset secili njëri për shëndetin e tij duke respektuar masat anti-COVID.

Postimi i plotë i tij: “Po lajmërohem pas një jave të vështirë. Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar, mirëpo te nesërmen deri vonë natën më është gjendja, kur edhe u detyruan që nga klinika Infektive të më dërgojnë në repartin Intenziv, ku vazhdoj të jem edhe më tej.

Gjendja ime është ende e rëndë, por stabile, jam në përkujdesjen e mjekëve dhe infermierëve 24 orë si unë po ashtu edhe për të gjithë pacientët e tjerë, ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak, për ne që përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy.

I lutem Zotit, së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të mjekëve me stafin e tyre që po rrezikojnë për ne, e të dalim faqebardhë nga kjo situatë.

Po ashtu ju falënderoj nga zemra të gjithë ju që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht, shpresoj herë tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë. Ju lutem respektoni masat sa më shumë. Me respekt Cima

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *