Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas raportimeve për Ligjin e ri të pagave, me të cilin është paraparë rritja e pagave edhe për krerët e shtetit, përfshirë presidenten, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se raportimet aktualisht janë në nivel spekulimi, të cilat po ndërtojnë “të vërteta të paqena”. Ai ka thënë se po qarkullojnë lajme krahasuese për pagën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe potencialisht kryeministrit aktual, Albin Kurti.

“Së pari, Haradinaj para ligjit për pagat që u hodh poshtë nga GJK ja ka rritur pagën vetës me vendim qeveritar, ndërkohë Kryeministri ja ka ulur pagën vetës po ashtu me vendim qeveritar. Haradinaj ja kishte bërë pagën vetës nga 1500 në 2950, Kurti e kishte zhbërë atë duke e kthyer në vlerën që ka qenë”, ka thënë Manxhuka.

Tutje, ai ka thënë se pagat tashmë do të rregullohen me Ligj dhe “jo sipas dëshirës për kravata”. “Pagat nuk do të fshihen më prapa mëditjeve e shtesave”, ka shkruar Manxhuka.

Postimi i plotë:

Qarkullojnë lajme krahasuese gjithandej mes pagës të ish-KM Haradinajt dhe potencialisht të KM Kurtit duke na treguar se si me propozimin aktual të kësaj qeverie paga e Kryeministrit aktual po na delka më e madhe.
Së pari, Haradinaj para ligjit për pagat që u hodh poshtë nga GJK ja ka rritur pagën vetës me vendim qeveritar, ndërkohë Kryeministri ja ka ulur pagën vetës po ashtu me vendim qeveritar.Haradinaj ja kishte bërë pagën vetës nga 1500 në 2950, Kurti e kishte zhbërë atë duke e kthyer në vlerën që ka qenë.
Së dyti, tash do të rregullohen pagat me ligj dhe jo sipas dëshirës për kravata. Pagat nuk do të fshihen më prapa mëditjeve e shtesave.
Së treti, në media po qarkullojnë kuota, por ende nuk kemi parë zyrtarisht vlerat e atyre kuotave. Jemi ende në nivel spekulimi e mbi këto spekulime po ndërtojmë të vërteta të paqena.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here