Pas vërtetimit të vendimit të Komunës së Prishtinës, gjatë së martës është hequr tarraca e hotelit “Swiss Diamond”, e cila ishte e vendosur pa leje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Për largimin e kësaj tarrace, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar javë më parë, raporton EO. Pronar i hotelit “Swiss Diamond” në Prishtinë, bazuar në të dhënat publike në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), është Selim Pacolli, ish-nënkryetar i komunës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here