Profesori i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, ka përkujtuar betejën e Koshares e cila kishte filluar me 9 prill të vitit 1999.

Latifi, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar ushtatarët e Koshares përmes një thënje të poetit amerikan Whitman i cili ka shkruar se “heronjtë më të mirë nuk do të kthehen kurrë në shtëpi”.

“Para nesh shtrihej Rrafshi i Dukagjinit, madhështor dhe i veshur me ngjyrat e para të pranverës. E kur qielli ishte shume i pastër mund të shihnim edhe përtej tij. Sa shumë e donim atë pamje nga lartësitë e Koshares. Secili nga ne ëndërronte ditën kur do të preknim atë tokë.

114 prej nesh nuk e arritën atë ditë, sepse, siç thotë poeti i madh amerikan Walt Whitman, heronjtë më të mirë nuk do të kthehen kurrë në shtëpi”, ka thënë Latifi. Beteja e Koshares kishte filluar me 9 prill të 1999 dhe kishte zgjatur deri me 10 qershor të po atij viti

http://www.facebook.com/blerim.latifi.7393/posts/678004516677857

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here