Ka përfunduar takimi i ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, i cili është zhvilluar në Turqi.

Pas këtij takimi është theksuar se nuk prite të ketë përparim në kuadër të marrëdhënieve në mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është dukur tejet nervoz në konferencën për media pas takimit me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba.

Lavrov tha se “operacioni special”, siç e quan Rusia pushtimin e Ukrainës, po shkon sipas planit, ndërsa e quajti veprim i rrezikshëm furnizimin e Ukrainës me armë. “NEXTA” ka publikuar një video të Lavrovit nga konferenca për shtyp, ku ai e zgjidhë e më pas e mbështjell një kabllo të hollë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here