Rusia është duke i zhvendosur mjetet ushtarake, ushtarët dhe armët në drejtim të jugperëndimit, derisa Ukraina po hyn në  “fazën e re”, thuhet në vlerësimin më të fundit të inteligjencës britanike.

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka theksuar se forcat ruse po mblidhen në jug duke pritur kundërsulme nga ukrainasit apo janë në gatishmëri për sulme të mundshme, kurse konvojet e gjata me kamionët e ushtrisë ruse, tanke dhe artileri po vazhdojnë të largohen nga Donbasi dhe të dërgohen në jugperëndim, transmeotn Telegrafi.

Në raportin e britanikëve thuhet se grupet taktike të batalionit rus (BTG) kanë grumbulluar 1.000 ushtarë në Krime, nga ku do të “përdoren” si mbështetje për trupat në Kherson që është nën kontrollin e rusëve ku forcat ukrainase po zhvillojnë kundërsulme.

“Lufta ruse kundër ukrainasve po hyn në fazën e re”, vlerëson inteligjenca britanike – duke parashikuar luftimet më të ashpra nga vija e frontit përgjatë 350 kilometrave nga Zaporzhia deri në Kherson.

Ndërkohë, Ukraina është fokusuar në bombardimin e urave, depove të municionit dhe linjat hekurudhore përfshirë shinat e linjës së rëndësishme strategjike që lidh Khersonin me Krimenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here