Lumir Abdixhiku për ekspozenë e Kurtit: E morëm vetëm 5 minuta para seancës

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka folur në Kuvend të Kosovës ku pritet të votohet Qeveria Kurti 2.

Abdixhiku ka thënë se Qeveria e re nuk duhet të tregojë arrogancë me numra.

“Shumica ndërton qeveri një partiake, duhet t’i kujtoj vetës që 50% e ka në anën tjetër, në opozitë, e tëra përfaqesohet nga të gjithë ne dhe këtë duhet ta keni parasysh”.

“Kryeministri i ri duhet t’i kujtoj vetës që s’është përfaqësues partiak e as i votueseve të vetë, por është kryeministër i Kosovës, duhet të sillet me dinjitet”

“Arroganca me numra na tregoi edhe sot ku ekspozenë e Kurti e morëm vetëm 5 minuat para seance, nuk na dhanë kohë ta shohim”, tha Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *