Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku është duke qëndruar në Gjermani.

Në Gjermani, Lushtaku është pritur në mënyrë madhështore. Me këtë rast, Lushtaku ka thënë se takimi me diasporën tregon se PDK-ja do t’i rikthehet fitoreve.

“Në Rosenheim të Gjermanisë, së bashku me qindra bashkatdhetarë, në mbështetje të liderëve dhe vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pasardhëses politike të saj, Partisë Demokratike të Kosovës. Entuziazëm, mbështetje dhe organizim i madh i cili është sinjal i rikthimit të fitoreve tona të pashmangshme, për Kosovën e për diasporën. Ju faleminderit për mbështetjen kaq madhështore!”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here