Me 3 korrik PDK mban zgjedhjet për kryetar, njihuni me historikun e saj

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është një parti politike nga Kosova e formuar pas mbarimit të luftës në vitin 1999 nga udhëheqës të UÇK’së, shumica e të cilëve deri asokohe ishin aktivistë dhe udhëheqës të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në fillim partia kishte emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, por më vonë e ndërroi emrin në Partia Demokratike e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës u themelua me 10 tetor të viti 1999. Që nga themelimi, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës deri ne vitin 2016 ishte Hashim Thaçi. Pas marrjes së postit te Presidentit Hashim Thaçi i la vendin Kadri Veseli. Kryetari i Partisë zgjidhet nga Kuvendi i Partisë.

Organi më i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës mes dy kuvendeve është Këshilli Drejtues, i cili sot numëron mbi 100 anëtarë. Këshilli Drejtues zgjedh me procedurë të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë.

PDK’ja ka shtrirje në tërë territorin e Kosovës. Aktiviteti në terren mbulohet nga mbi 30 degë.

Organ Ekzekutiv i PDK’së është Kryesia, e cila zgjidhet nga Këshilli Drejtues dhe numëron 28 anëtarë. Nënkryetarët dhe Sekretarët e Partisë Demokratike zgjidhen nga Kryesia e Partisë.

Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, PDK’ja konfirmohet si forca e parë politike në vend. Prej 9 janarit 2008, deri ne 2014 ish-kryetari Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës. PDK-ja kishte edhe 7 ministra në Qeverinë e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ishte Partia më e madhe në Kosovë prej vitit 2008 deri në vitin 2017. Pas zgjedhjeve te 2019, PDK doli forcë e 3’të duke qëndruar kështu në opozitë.

Ndërkaq pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin Kadri Veseli, ushtrues detyre i kryetarit të partisë u bë Enver Hoxhaj.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke pasur parasysh mungesën e liderëve historik, PDK doli me rezultat të mirë duke u shpallur forca e dytë politike në vend.

PDK me 3 korrik e shtunë mban Konventën për zgjedhjen e kryetarit të partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *