Megan Fox ka shpërndarë së fundmi një sërë fotografish ku shfaqet bashkë me Kourtney Kardashian për një fotosesion të markës “Skims”.

“Fotosesioni me Kourtney. A duhet të fillojmë një OnlyFans?”, tha aktorja 36-vjeçare. Një nga fotot, të realizuara nga stilisti Andrew Fitzsimons, shfaqte Kardashian, 43 vjeçare, duke pozuar me Fox në një tualet.

Foto: Screenshot/Instagram

Yjet ishin të veshura me të brendshme të zeza dhe pozuan ulur në njëra-tjetrën me gjuhën jashtë.

Brenda pak minutash, fansat e artisteve reaguan menjëherë me komente në postimin e tyre. “Duhet thjesht të dalin me njëra-tjetrën”, shkroi një person, duke iu referuar lidhjes së ngushtë që Fox dhe Kardashian kanë krijuar.

Postimi i ri i Foxit vjen gati një vit pasi ajo dhe Kardashian u bashkuan – dhe madje pozuan topless – për fushatën Skims të Kim Kardashian në shtator 2021.

“Më pëlqen që Skims me të vërtetë e kupton atë që gratë duan të veshin dhe se ato duan të ndihen seksi, të sigurta dhe të fuqizuara”, tha Fox në një deklaratë për shtyp në atë kohë.

“Më pëlqeu të isha në këtë fushatë me Kourtney, u argëtuam shumë duke xhiruar së bashku”.

Siç është raportuar më parë nga Page Six, Kardashian dhe Barker, 46 vjeç, filluan të takoheshin në tetor 2020 pas vitesh që ishin miq dhe fqinjë të ngushtë.

Foto: Screenshot/Instagram

Bateristi i Blink-182 i propozoi Kardashian një vit më vonë.

‘Zogjtë e dashuruar’ u martuan në muajin prill në Las Vegas, por nuk u martuan ligjërisht deri në maj në Santa Barbara. /Telegrafi/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here