Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael është takuar me Ministrin e Inteligjencës, Elazar Stern takim ky të cilin e ka quajtur “shumë të frytshëm”.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Mehaj ka bërë të ditur ato të cilat kanë diskutuar në këtë takim.

“Me Ministrin Stern diskutuam për kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë mjedisin aktual të sigurisë globale, si dhe përvojat e mbikëqyrjes së politikave që ndërlidhen me funksionimin e komponentës së inteligjencës shtetërore në mbështetje të sigurisë kombëtare”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Inteligjencës, Elazar Stern.
“Në fund, me Ministrin Stern u pajtuam që të thellojmë bashkëpunimin në fushën e inteligjencës në mes dy vendeve tona”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka thënë se në këtë takim ka shfrytëzuar rastin edhe që ta falënderoj.

“E falënderova dhe shpreha mirënjohjen e thellë për shtetin e Izraelit për mbështetjen e vendit tonë në përgjithësi, si dhe gatishmërinë për mbështetje edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Më 21 mars, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Tel Aviv në Izrael, me ftes të autoriteteve më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes së Izraelit.

Këtë e kishte bërë të ditur vetë ministri përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, sot Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ftesë të autoriteteve më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes së Izraelit, udhëtoi për vizitë zyrtare në Tel Aviv”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here