Në takim biseduam lidhur me bashkëpunimin e mirë të deritanishëm në mes të dy ministrive, theksuam nevojën për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit mes dy ministrive të mbrojtjes dhe të dy forcave tona, që është në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Po ashtu, biseduam për zhvillimet gjeopolitike, pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Falënderova ministrin Akar, për rolin dhe kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ministri Akar, e ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Turqisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.Tutje më siguroi se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe, në NATO, në Këshillin e Evropës, në të cilin Kosova ka aplikuar para gjashtë ditësh, si dhe në organizatat e tjera rajonale dhe më gjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here