MPJD: Jemi në kontakt me tre kosovarë për t’i evakuuar nga Afganistani

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se është në kontakt me tre shtetas të Kosovës, me qëllim që t’i evakuojë nga Afganistani.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), thotë se është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje.

“Deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë. Ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar. MPJD-ja u bënë thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që së bashku me partnerët ndërkombëtar të ofroj të gjitha mjetet në dispozicion deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani”, ka thënë MPJD.

Situata e sigurisë në Afganistan është përkeqësuar që prej se trupat ndërkombëtare, në krye me SHBA-në, njoftuan në maj se deri më 31 gusht do të tërhiqen nga vendi.

Më 15 gusht, talibanët hynë në kryeqytetin afgan, Kabul, teksa presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani u largua nga vendi. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që së bashku me partnerët ndërkombëtar të ofroj të gjitha mjetet në dispozicion deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani.

Në aeroportin ndërkombëtarë të Kabulit, që po menaxhohet nga trupat amerikane, ka tollovi, pasi shumë afganë, nga frika nga talibanët, po duan të largohen nga shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *