Armend Muja e ka akuzuar PDK-në për kundërshtimin e transformimit të FSK-së në ushtri, në një reagim ndaj deklaratave të Ardian Kastratit, deputetit opozitar i cili i ndërlidhi komentet e Mujës me “projekte ruso-serbe”.

Një deklaratë rreth çarmatosjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka vënë Armend Mujën përball sulmeve të ashpra të opozitës. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje është akuzuar nga rivalët politik për mbështetje të “projekteve ruso-serbe”. Por, Muja i qëndron prapa pohimeve të tij për “çarmatosjen e UÇK-së” nga figurat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një deklarim për Paparacin të hënën, koordinatori i Degës së LVV-së në Mitrovicë ka ngritur akuza të tjera ndaj PDK-së në opozitë. Muja e ka akuzuar PDK-në për kundërshtimin e formimit të Ushtrisë së Kosovës në vitin 2018, në një reagim ndaj deklaratave të Ardian Kastratit, deputetit opozitar i cili i ndërlidhi komentet e Mujës me “projekte ruso-serbe”.

Sipas Mujës, dëshmitar për kundërshtimin e PDK-së ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës, është një ish-kryeministër i Kosovës: Ramush Haradinaj.

“Unë nuk po di çka janë ato agjentura, s’mendoj shumë për ato. Unë mendoj për atë çka besoj se është në interesin e Kosovës dhe janë fakte të patjetërsueshme. E para, kufizimi i FSK-së në veri ka ndodhur, e dyta, PDK-ja e ka kundërshtuar fillimisht krijimin e ushtrisë së Kosovës, kjo ka ndodhur. Mund ta pyesni kryeministrin Haradinaj që ka qenë atë kohë”, tha Muja për Paparacin.

“Edhe e treta, po e kundërshtojnë Fondin e Sigurisë, çka ka këtu që nuk është e bazuar në fakte. Ndërkohë preokupimi jonë është shumë i qartë”, vijoi deputeti i LVV-së. “Preokupimi jonë është që është ose jemi konkretisht që e ki një shtet si Serbia që po investon, po armatoset çdo ditë, ndërkohë ne e kemi neglizhuar FSK-në. Kjo është e tëra. Ne kemi qenë subjekt i spastrimit etnik”.

Muja tha se Kastrati ka të drejtë të komentojë lidhur me secilin deklarim të tij, por siç tha ai, investimi në ushtri është e vetmja mbrojtje. “Ardiani ka të drejtë secilin me komentu. Unë e shoh këtë mënyrë, që investimi në ushtri është e vetmja mbrojtje. S’mundemi ne me toleru me qenë në pritje, kjo është e gjitha”, deklaroi Muja.

Deputeti nga Mitrovica tha se çarmatosja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një akt i nënshkruar nga ish-kryeministri i qeverisë së përkohshme të pasluftës dhe Agim Çeku, ish-udhëheqësi i TMK-së, ka qenë gabimi më i madh strategjik i shqiptarëve pasluftës.
“Çarmatosja e UÇK-së mendoj se ka qenë gabimi më i madh strategjik që shqiptarët e kanë bërë pas luftës. Ka qenë një koncesion. Ajo ka qenë një lëvizje çlirimtare dhe ti pas lufte e ki demilitarizu. Ne kemi krijuar një narracion koti dhe kemi ndejtur në defensivë. Një lëvizje çlirimtare pas luftës, si e fiton luftën, ti e demilitarizon, ku shkon kështu? Nuk ka ndodhur diku kjo. Mendoj se ka qenë një gabim strategjik prej shqiptarëve”, tha ai për Paparacin.

Mes tjerash, Muja tha se pas situatës në Ukrainë, po “e shohim që siguria nuk është e garantuar”. Ndërsa, theksoi se “nuk mundet të ia mbyllë gojën askujt që flet për tema të tilla”.

“Esenca e diskutimit është kjo, është shqetësimi për nënvlerësimin që ia kemi bërë rrezikut që vjen nga jashtë. Pas Ukrainës, po e sheh që s’është siguria e garantuar, pikë. Kaq e thjeshtë është. Unë nuk e di çka reagon ai ose ai. S’po di vallahi, me ia mshelë gojën s’po muj. Unë jam betuar me mbrojtë rendin dhe Kushtetutën”, përfundoi Muja për Paparacin.

Kastrati, e quajti Mujën ironikisht “gjeneral me allti të ujit”. Ai, në një postim në Facebook e ka quajtur oportunist Mujën i cili u bë me VV-në vetëm kur e pa se po fitonte, sepse sipas tij, ai e përkrahnte qeverisjen e PDK-së. Më tej, ai tha se Muja funksionon me idetë e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

“Ky e ka qëllimin me i dhezë disa që s’e kuptojnë prapavinë e tij. Prapavija është e qartë: SHAJ LIDERËT E UÇK-së dhe fiton vota (fryma e Vjosës e Albinit). Pra thjeshtë, ky don me i fitu disa vota më shumë për vete”, ka shkruar ai

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here