Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj me nga 4 vjet e gjysmë burg.

Musliu tha se vendimi ndaj Gucatit e Haradinajt është vendim politik, teksa shtoi se nga vendimet politike asnjëherë nuk pritet të vendoset drejtësi.

Për Gjykatën Speciale, ajo tha është institucioni më i turpshëm i Kosovës, ndërsa moralisht shtoi se ndihet e qetë.“Jam tej shqetësuar dhe e mërzitur nga vendimi i djeshëm edhe pse moralisht jam e qetë në ndërgjegjen time që pavarësisht presioneve jam njëra nga pesë deputetët e vetëm të Kuvendit qe i kam thënë jo kësaj gjykate, për çka dua ti falënderoj të gjithë ata qe me mbështeten, qoftë edhe moralisht duke besuar ne vendimin tim të drejt”, është shprehur Musliu për Klankosova.tv.

Sa i përket çështjes se zhbërjes së Gjykatës Speciale, Musliu tha se një nismë të tillë e mbështet fuqishëm dhe se ratifikimi i saj në kuvend ishte i gabuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here