Rëfim personal,thyrje e principit të vetvetes SI KALUAM HASHIM THAÇIN NË SHQIPËRI

Shkruan: Xhevdet Nasufi – ish ministër i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut

Në luftën e Kosovës pushteti qeverisës i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në atë kohë ishte një hallkë e rëndësishme për suksesin e luftës dhe pavarsinë e Kosovës(PDSH me Arbën Xhaferin). Në vlugun e luftës në Kosovë një ditë gjysëm të vrenjtur në zyren e Ministrit të Drejtësisë(e udhëhiqësha këtë dikaster në atë kohë) telefoni i xhepit më prishi qetësinë.Kryetari i PDSH-së Arben Xhaferi kërkon të shkoj në Tetovë në zyren e tij. Edhe vet thirja ishte e veçant, ngërthente edhe nevojën e që të nisem me ekipin për sigurim më të veçant.

Nga kjo distancë kohore dhe me fjalët sado të përzgjedhura nuk është e mundur ta mbartet atmosfera e atëhershme që mretëronte ndër shqiptarët e Maqedonisë(lidhur me luftën në Kosovë), edhe aq më pak për mua personalisht si ish i dënuar politik,i burgosur në Goli Otok,kurse në atë moment në pozitë të anëtarit të Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, bile edhe më shumë se të një ministri, i paisur me plot pushtet. Pas pregatitjes së duhur,mëndja më shëtiste nëpër mundësit që mund të jenë arësye të kësaj urgjence të Kryetarit të nderuar të PDSH-së. Kur hyra në zyren e Arben Xhaferit,personi i ulur karshi tij, brofi në këmbë,më impresionoj me fizikun e tij(i ri,i lart dhe i mpreht në fëtyrë),por edhe me xhaketë të grisur. I till ishte atëher Hashim Thaçi.Më befasoj me përshëndetjen e prerë dhe të mbreht: “A u lodhe zot. Ministër! Nuk prita ndërhyrjen e Arbenit për njohjen kurtuaze dhe pyeta: Po ku më njihni Ju mua? Më dha befasin e shkëlqyer,” vij nga Vrbovci i Drenasit dhe të bëjnë të fala rukiqët,Tafa,Ajeti(sot dëshmor i luftës) ku kam qëndruar shumë kohë gjatë luftës. Rukiqët, dem baba dem janë dëshmuar si patriotë,por edhe si miq të mij.Së fundmi,pas vizitës të Vrbovcit, në oden e Tafë Rukiqit(bashk të dënuar në fillimvitet e shtatdhetës) shiqova në murin e odës zgafellen e hapur nga gjylja e hedhur prej serbëve për të vrarë Hashimin pas zbulimit të vendqendrimit. Është ajo familje e heshtur, por patriotike, me disa nga të cilët ndava burgun, vujtje dhe gëzime bashk. Pas pregatitjeve të domosdoshme,në veturen time u fut Hashimi Thaçi bashk me Manduin dhe u nisëm për në Shqipëri.

Shumë më vonë, rrodhi informata se Ministri i Policisë i atëhershëm,komunist në bindje, kishte lëshuar urdhërarest kundër Hashimit(bashkpunimi i shërbimeve simotra Maqedoni-Serbi nuk ka pushuar asnjëher) por që është asgjasuar pa zhurmë nga vet drejtori i policisë së Maqedonisë së Veriut( ndjesë past që vdiq i ri) që është dashur ta zbatoj,kuadër i VMRO së atëhershme,për dallim nga Ministri kuadër i partie tjetër koalicionuese . Kjo sot e gjithmon më ka bindur për realitetin se koalicioni i atëhershëm shqiptar-maqedon( PDSH_VMRO,bile edhe gjatë luftrave të armatosura) ka qënë shumë më korrekt dhe i sinqert se sa kanë qënë të tjerët. Zatën,përvoja ime personale më ka bindur shumë herë për këtë, veçmas gjatë luftës në Kosovë. Rruga për në Shqipëri nuk ishte e vështir. Ishte udhëtimi i parë jash vëndit për Hashimin në atë detyrë të përgjegjshme.Erdhi ilegalisht nëpër malet e Sharrit ku edhe ju dëmtua xhufi,nëpër rreziqe që e përcillnin në çdo hap,por e kaluam në vendkalimin kufitar të Bllacës sikur president shteti, me tra të hapur anë e mbanë. Ky ishte çmimi i lirisë dhe i nderit.Kufiri ishte i siguruar nga përgjegjësi shqiptar për tërë kufijt e Maqedonisë(Lufi). Pushtet e çke me te. Në pjesën shqiptare të kufirit,pritem me orë të tëra.Kuptuam se Kryeministri Majko kish nisur përcjelljen shtetrore, që Hashim Thaçi të pritet siç duhet. Nikoqiri Paskal Milo(atëher Ministër për Punë të Jashtme) ishte në nivelin e detyres,pas mesit të natës na uroj mirëseardhjen,kur edhe mbërritem në Tiranë 000000pas udhëtimit gati dymbëdhet orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here