Anëtari serb i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, e pa si provokim urimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës nga ana e Zhjelko Komshiqit, kryetarit të Këshillit Presidencial të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Urim i shtetit të rrejshëm nga një anëtar i rrejshëm i kryesisë, me gënjeshtrën se po e bën në emër të Bosnje dhe Hercegovinës”, ka deklaruar ai për mediat boshnjake.

“Mashtruesi dhe manipuluesi i vogël, mbleseri politik nuk ka si të mos provokojë”, tha më tej Dodik.Sipas tij, Komshiqit nuk i intereson fare Kosova, por qëllimi i tij ka qenë të provokojë serbët. Dodik është sanksionuar nga SHBA-të për destabilizim të rajonit dhe korrupsion.

Komshiq, ka uruar dje presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, me rastin e 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ai në urimin e tij deklaroi se Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës ndajnë prioritete të përbashkëta trategjike të politikës së jashtme, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Komshiq tha se dy vendet kanë synime të përbashkëta në rrugën drejt suksesit. “Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe juve personalisht, në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, ju uroj festën e Pavarësisë. Të inkurajuar dhe të kënaqur nga përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mike, jemi të bindur se rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çdo lloj tjetër bashkëpunimi ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës do të jenë të një rëndësie të veçantë për qytetarët e vendit tonë”, ka thënë Komshiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here