Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Nga dita e enjte parashihen rritje të temperaturave në dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet minus 1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 5-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here