Mike Tyson shihet si një nga njerëzit më të ashpër në historinë e sportit. Megjithatë, pas atij personi të fortë fshihet një personazh i ndjeshëm.

Pavarësisht se është ish-kampion i botës në boks në peshat e rënda, Tyson pretendon se është frika e tij që e bën atë kaq të dhunshëm. “Unë jam aq i frikësuar pse jam kaq i dhunshëm dhe nuk mund ta kontrolloj dhunën time. Jam i frikësuar,” tha ai.

57-vjeçari shtoi se është bërë thuajse një instinkt i natyrshëm që ai të jetë në sulm. “A ka kuptim kjo për ju? Unë, Mike Tyson jam shumë i frikësuar nga gjithçka.” Gjithçka që di të bëj është të sulmoj, kështu ndihem”.
“Ata nuk mund ta besonin kurrë se unë e urrej veten”, tha Tyson.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here