Një ditë pasi iu shqiptua paraburgimi, Fjolla Morina poston fotografi në Facebook nga pushimet luksoze

Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021.

Gjyqtari i procedurës paraprake Agim Kuçi, në prezencën e prokurores Javorka Prilincevic, të pandehurës Fjolla Morina me mbrojtësit e saj, avokat Fehmije Gashi-Bytyqi dhe avokat Fanol Krasniqi si mbrojtës kryesor mori vendimin të mërkurën.

Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
Ajo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Ndërsa ajo sot është paraqitur në Facebook duke shijuar pushimet me familje teksa pozoi në një Instastory me vajzën e saj mjaft e lumtur.

Ndërsa ditën e djeshme avokati i Fjolla Morinës, Fanol Krasniqi, në një prononcim për lajmi.net ka treguar disa nga detajet e arrestimit të këngëtares, duke thënë se ligji nga ana e shtetit u shkel ‘me dy këmbë’.

Avokati i këngëtares këmbëngul që vendimi duhet të jetë i formës së prerë. Ai vazhdoi duke thënë se Ministria e Drejtësisë ka legjitimuar një vepër e cila është inekzistente në Kosovë dhe se është mjaft shqetësuese se çfarë ka bërë Ministria e Drejtësisë në këtë rast, derisa kërkon që të kthehet mbrapsht kjo kërkesë.

Avokati Krasniqi u shpreh bindshëm se ky rast nuk është dashur të potencohet në Prokurori pasi kriteret bazë nuk përmbushen dhe ai deklaroi se këngëtarja nuk është arratisur nga paraburgimi apo institucioni por një shtëpi private të cilën ligji i Kosovës nuk e njeh si dispozitë si ai i Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *