Gjatë ditës së sotme në Mitrovicë është gjetur pa shenja jete një person i moshës 50 vjeçare.

Këto e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti. Në njoftimin e policisë shtohet se njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu shtohet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Sot, rreth orës 09:00,  është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima  i moshës rreth 50 vjeçar. Njësitë përkatëse  policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes.  Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, ka thëna Zahiti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here