n’ZOOM njihet si emision investigativ i showbizit në Kosovë dhe më tej.

Ky emision ka startuar në prill të vitit 2017 dhe që nga ajo kohë është një dritare për artistat e rinj që duan të promovohen dhe jo vetëm.

Për 5 vite radhazi, emisioni në fjalë ka arritur të jetë i parë dhe i vetmi që funksionon vetëm në Youtube dhe deri tani autorja dhe moderatorja Albina Zeneli ka intervistuar mbi 80% të estradës shqiptare.

Misioni dhe vizioni i këtij formati ka qenë dhe është informim dhe argëtim dhe në një prononcim për PORTALIN…. gazetarja Zeneli u shpreh se është e vështirë të ruash origjinalitetin për kaq gjatë pa devijuar asnjëherë e madje thotë që kjo është bërë parimi i saj parësor.

‘Më vjen shumë mirë që intervistat më të mira që kam pasur kanë qenë me personalitete të botës së artit, kulturës e showbizit, po përmend këtu: Prononcimi i Rita Orës, pyetja drejtuar Dua Lipës qe acaroi Dugin i cili më ofendoi dhe video u bë virale, intervista mu në sheshin e Prishtinës me John Alite, pyetjet e ndryshme në konferenca të rëndësishme që mediat janë mundu me më blloku por prape është cituar n’ZOOM, lajmet ekskluzive që u ballafaqova me to në heshtje pa bërë skandale ngase nuk më duhet fare ajo vëmendje’, tha mes tjerash autorja dhe moderatorja e n’ZOOM.

Ajo më tutje shtoi që së shpejti emisionin mendon ta zgjerojë edhe në Shqipëri e pse jo për të lidhur ndonjë kontratë për ta transmetuar atje.

Ne asaj i urojmë shumë suksese dhe realizim të planeve të mëdha që ka dhe shpresojmë se shumë shpejt do t’i zbulojë ato ngase i ka mbajtur të fshehur deri tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here