Pacolli: Ftoj deputetët të hapin rrugë për formimin e Qeverisë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë thirrje për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve.

Ndërkohë, Pacolli është i vetmi nga kjo parti që ka fituar ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë: Pas certifikimit të zgjedhjeve falënderoj të gjithë votuesit e AKR-së, të cilët edhe këtë herë më dhanë mundësinë të jam zëri i tyre në Kuvend. Është një nder dhe përgjegjësi për mua. Kuvendi i Kosovës të fillojë punën sa më parë. I ftoj kolegët e mi deputet të respektojnë vullnetin e sovranit dhe të hapin rrugë për formimin e Qeverisë së re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *