Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar përsëri pamje të luftimeve të tyre me ushtarët rusë.

Kësaj radhe, kanë publikuar edhe pamje të ushtarëve rusë të vdekur, e ku kanë bërë të ditur se i kanë vrarë 50-të nga ta. “Të paktën 50 pushtues nga Brigada Sulmuese e 31-të e Gardës së Veçantë (Ulyanovsk) u vranë në betejën për Gostomel. Në anën ukrainase në betejë morën pjesë luftëtarë të forcave speciale të GUR MO, regjimenti i 3-të i veçantë i qëllimeve speciale me emrin Princ Svyatoslav The Brave”, kanë thënë Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Gjatë ditës së sotme presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ka biseduar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Zelensky tregoi se me Von der Leyen kanë folur në lidhje me bashkëpunimin e tyre dhe terrorizmin bërthamor të agresorit. Po ashtu, lideri i ukrainasve tha se kanë diskutuar edhe për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here