Kanë mbetur edhe pak orë nga hyrja në fuqi e masave të reciprocitetit të vendosura nga Kosova drejt Serbisë për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Pikërisht tani, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, po mban takim me përfaqësues të serbëve të Kosovës.

Takimi është duke u zhvilluar në Shtëpinë e Kulturës “Gradac” në Rashkë dhe pjesë e tij ishin edhe kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq. Po ashtu pjesëmarrës janë edhe nënkryetarët e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Dalibor Jetviq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here