Ka afro 50 vite karrierë në muzikë duke i kënduar lirisë, dëshmorëve dhe dashurisë.

Fjala është për këngëtaren e dashur për publikun Shkurte Fejza. Për gjatë këtyre viteve këngëtarja ka sjellë shumë këngë të suksesshme që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.

Ndërsa Shkurta vazhdon të jetë aktive në muzikë duke sjellë hite të një pas njëshme për publikun dhe fansat e saj. Kujtojmë se kënga e parë e Shkurtës i përket vitit 1974, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe dhe kjo këngë mund të gjendet në kanalin e saj zyrtar në YouTube. Ndryshe, Shkurta është e martuar dhe ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here