Gjatë ditës së sotme, në shumicën e mediave ka arritur një email, ku thuhej se Prindon Sadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet, përveç atij në FSK, por e gjithë kjo ishte një lojë dhe ‘luftë speciale’ që dikush po e zhvillon ndaj mediave.
Në një email dërguar mediave, në emrin e ‘Zotriut të Parë’, Prindon Sadriut, thuhej se ai ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në MPJD’ja, përveç pozitës brenda FSK’së. Por e gjithë kjo doli të jetë një luftë speciale që dikush me qëllime të caktuara është duke e zhvilluar karshi mediave në Kosovë, e që diçka të tillë nuk kemi parë me herët në skenën mediale.

Pas kësaj, kanë reaguar nga  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke  ka thënë se Prindon Sadriu nuk ka dhënë asnjëherë dorëheqje nga pozitat e tij brenda kësaj ministrie. Kështu tha për Klankosova.tv sekretari i MPJD-së, Behar Isma. “Lajmi është i pasaktë. Prindon Sadriu nuk ka dhënë asnjëherë dorëheqje nga MPJD-ja. Deri më tani, te zyra që unë përfaqësoj nuk kemi asnjë paraqitje të dorëheqjes”.

Lajmi i pasaktë erdhi nga një e-mail që ka qarkulluar ku Sadriu ofronte dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij. Brenda e-mailit “[email protected]” thuhej se ai do ta mbante vetëm pozitën e tij brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Duhet theksuar se ditëve të fundit ka pasur një ‘luftë speciale’ ndaj mediave nga figura me pushtet. Ka qenë pikërisht, Prindon Sadriu i cili i kishte quajtur mediat, ‘Ndërmarrje e përbashkët kriminale’, ndërsa për një gjë të tillë nuk ka kërkuar falje.

Ndërsa, presidentja, Vjosa Osmani, në një paraqitje televizive kishte thënë se Prindoni nuk i kishte  mediat, ‘Ndërmarrje e përbashkët kriminale’. Ndaj kësaj gjuhe të ashpër të pushtetit ndaj mediave, kanë reaguar një numër i madh i organizatave ndërkombëtare.

Për këtë gjuhë linçuese dhe të rëndë ndaj mediave të lira, kanë reaguar edhe Bashkimi Europian dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare. Përmes një përgjigje thonë se BE’ja mbështet lirinë dhe pluarlizimin e mediave si shtyllë e demokracisë.

Ndërsa raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon, ndaj gjuhës së Prindon Sadriut, bashkëshortit së presidentes Vjosa Osmani. Viol Von Cramon me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se është duke ndjekur nga afër fushatën denigruese ndaj gazetarëve në Kosovë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here