Sulmi ishte i rrufeshëm sa që kundër reagimi i policisë serbe ishte i pamundur. Kishte jetëra të humbura në mesin e policisë serbe dhe makinat e tyre ishin tërësisht të shkatërruara. Fillimisht analistët ushtarakë serb nuk mund ta besonin se këta janë shqiptarë, dhe në analizat e tyre ata thonin se këta janë shumë profesionistë.

Bedri Islami tregon se: Në aksionin e parë, me vendim të veçantë, pasi ka pasur edhe më përpara aksione sporadike, apo edhe aksione luftarake, deri në luftë të ashpër, si rasti i Nuhi Berishës, Rexhep Malës, Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë, Hasan Ramadanit etj, aksion i zhvilluar në vitin 1992 ,i organizuar nga Adem Jashari, kanë marrë pjesë 4 vetë: Jakup Nura, Ramiz Lladrovci, Hashim Thaçi dhe Sami Lushtaku. Fryti i këtij aksioni dihet. Ky njihet edhe aksioni i parë i organizuar,pararendës i veprimeve luftarake të UÇK-së, zhvilluar në Drenas, më pas Zona e parë Operative e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një njeri, i cili është pjesë që në aksionet e para, ende pa u formësuar struktura politike e ushtarake e UÇK-së, nuk mund të jetë gjë tjetër, veçse pjesë themeluese e saj.

Poashtu vet ish lideri i UÇK-së z. Hashim Thaçi kishte treguar se pas këtij aksioni, komandanti legjendar Adem Jashari ishte nisur për në Shqipëri për t’u furnizuar me armatim për aksionet e radhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here