Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pas mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.
Sot në Kuvendin e Kosovës, është mbajtur seanca për politikën e jashtme. Në rend të ditës ka qenë vetëm kjo pikë dhe kjo seancë ishte iniciuar nga PDK. Mirëpo në mungesë të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, PDK dhe AAK kanë lëshuar seancën.
Kujtojmë që debati për politikë të jashtme ishte thirrur javë më parë por kjo nuk kishte arritur të mbahet për shkak të mungesës së kryeministrit, Albin Kurti, dhe ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.