Partia Demokratike e Kosovës po mban takime me diasporën në Gjermani.

Nga disa fotografi të publikuara në rrjete sociale shihet se sallat janë mbushur plot në Rosenheim të Gjermanisë.

Në këtë takim janë parë disa nga figurat e vjetra të PDK-së si Sami Lushtaku, Ganimete Musliu e të tjerë.

“Në Rosenheim të Gjermanisë, së bashku me qindra bashkatdhetarë, në mbështetje të liderëve dhe vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pasardhëses politike të saj, Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Postimi i plotë:

Në Rosenheim të Gjermanisë, së bashku me qindra bashkatdhetarë, në mbështetje të liderëve dhe vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pasardhëses politike të saj, Partisë Demokratike të Kosovës.

Entuziazëm, mbështetje dhe organizim i madh i cili është sinjal i rikthimit të fitoreve tona të pashmangshme, për Kosovën e për diasporën.
Ju faleminderit për mbështetjen kaq madhështore.

S.L

  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here