Të nderuar familjarë, miq, kolegë, bashkëpunëtorë e bashkëluftetarë të nënkolonel Remzies,

E nderuar dhe shumë e respektuar nënkolonel Remzie Zeqiraj,
Sot jemi të gjithë bashkë këtu, për të shprehur falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë, për kontrbutin tuaj në shërbim të atdheut e kombit tonë.Rrugëtimi juaj në uniformë ka qenë i gjatë, që nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, te Trupat Mbrojtëse të Kosovës, e deri tek Forca e Sigurisë së Kosovës. Plot 23 vite punë, përkushtim e sakrificë kushtuar atdheut.

Ditët sikur kjo sot, janë ditë kur ne kthejmë kokën prapa për të shikuar rrugëtimin që kemi bërë, dhe pashmangshëm pyesim veten se a ia kemi dalë ta përmbushim detyrën tonë. Ju, e nderuara Nënkolonel Zeqiraj, keni përmbushur plotësisht dëtyrën tuaj, në çdo çast të shërbimit tuaj.Kjo liri e jona, ky shtet e kjo ushtri, mbanë vulën e copëzave të trupit e gjakut tuaj, mbanë vulën e djerëses dhe mundit tuaj. Për këtë të është falënderues i gjithë populli i Kosovës, sidomos për faktin që fëmijët tanë, tani mund të rriten të lirë dhe në paqe.Jam i bindur që ju nuk do ta largonit asnjë çast e asnjë vepër nga veprimtaria juaj.

Përkushtimi ndaj atdheut të bënë që edhe dhimbjet më ttmerrshme të plagëve, t’i konsideroni si dhuratë, fjalët tua që: ʺPlaga e luftës është plaga më e ëmbël që mund ta përjetojë njeriu gjatë jetës së tijʺ, janë ato që duhet secili ushtar e qytetar i yni t’i gdhendë thellë brenda qenies së tij. Janë fjalë që burojnë nga një shpirt i madh, një shpirt i lirë e një shpirt atdhedashës.

E nderuar, Nënkolonel Zeqiraj, ju gjithashtu jeni dëshmi e fuqishme e kontributit të grave në lirinë dhe pavarësinë e vendit.Lavdia e vendit tonë, është shkruar nga shumë e shumë gra, të guximshme, luftetare e sypatrembura.

Jeni ju ato që ju përgjigjet kushtrimit të Komandantit Legjendar Adem Jashari. Pa ju nuk do të ishim këtu ku jemi sot.Në fund më lejoni që të ju uroj pensionimin.E di që juve do të ju mungojë ushtria, por më shumë ju do t’i mungoni ushtrisë.

Faleminderit Nenkolonel Zeqiraj!
Ushtria jonë dhe Ministria e Mbrotjes janë e do të jenë përherë shtëpi e juaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here