Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, menjëherë filloi të korrë shpërblimet për heqjen e bllokadës për lejimin e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë kur administrata Biden tha se mbështeti shitjen potenciale të avionëve luftarakë F-16 në Turqi.

Ndihmëssekretarja për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në Pentagon, Celeste Wallander, tha se kapacitetet e fuqishme turke të mbrojtjes do ta përforcojnë mbrojtjen e NATO-s, shkroi të enjten The Guardian.

Presidenti amerikan Joe Biden takoi Erdoganin në samitin e NATO-s në Madrid pas marrëveshjes mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës, ku dy shtetet nordike u zotuan të ndërmarrin hapa për të kontrolluar mbështetjen për terrorizmin kurd në shtetet e tyre.

Erdogani ka kërcënuar me bllokimin e dy shteteve në NATO, për të treguar fuqinë e Turqisë në NATO dhe për të shtyrë aleancën që ta marrin më seriozisht kërcënimin nga terrorizmi kurd.

Bideni e shpërbleu heqjen e vetos nga Erdogani duke organizuar takimin e Madridit dhe duke autorizuar zyrtarët e tij të thonë se ishin të gatshëm të ndihmonin në modernizimin e forcave ajrore turke. Presidenti amerikan falënderoi Erdoganin për rolin e tij në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje të OKB-së, përmes së cilës rezervat e grurit ukrainas mund të largohen nga portet e Detit të Zi. Rusia lajmëroi OKB-në se ishte e gatshme të ecte me planet e mbikëqyrura nga Turqia ku 25 milionë tonë drithë do të transportoheshin nga porti i Odesas në Ukrainë.

Duke folur për modernizimin e forcave ajrore turke, Wallander tha: “SHBA-ja mbështet modernizimin e flotës luftarake të Turqisë sepse ajo është kontribut për sigurinë e NATO-s, kështu edhe për sigurinë amerikane”.

Turqia i bëri kërkesë SHBA-së në tetor që të blinte 40 F-16 luftarakë dhe gati 80 pajisje të modernizuara për avionët luftarakë ekzistues.

Washingtoni nuk ka shprehur haptazi një mendim për shitjen përveç se të gjitha shitjet e armëve duhet të shkojnë përmes procedurave ligjore. Zyrtarët amerikanë mohuan çdo pretendim se Washingtoni po mbështeste kërkesën për avionët luftarakë në mënyrë që të heqë kundërshtimet e Turqisë për Finlandën dhe Suedinë.

Turqia shfrytëzoi marrëveshjen për të kërkuar ekstradimin e menjëhershëm nga Suedia të një grupi të kurdëve dhe mbështetësve të klerikut Fethullah Gulenit.

Erdoganit i është dhënë një sesion special në samit dedikuar krahut jugor të NATO-s si mënyrë për të ngritur çështjen kurde, megjithëse ky takim është diçka që mikpritësit spanjollë e donin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here