Dy banesa në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë janë përfshirë dje nga flakët.

Policia në raportin e vet 24 orësh bën me dije se rasti ka ndodhur rreth mesditës. Si pasojë e zjarrit përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore, njësia e zjarrfikësve, njësia e inspektorëve si dhe eksperti i zjarrit. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here